E thonë ekspertët! Lërini fëmijët të qajnë, studimet e fundit tregojnë se ka disa të mira që vijnë nga ky veprim

0
447

Është e vështirë të dëgjosh fëmijën tënd të vogël të qajë, kështu që me siguri nxitoni menjëherë në krevatin e tij/saj kur e dëgjoni që ankohet. Sidoqoftë, një studim i ri sugjeron që ta lini fëmijën tuaj të qajë është në të vërtetë e dobishme dhe jo aq e tmerrshme sa mund të duket në fillim.

Një studim i kryer nga “The Journal of Child Psychology and Psychiatry” zbuloi se lënia e foshnjave duke qarë nuk ka pasoja negative. Gjatë eksperimentit, nuk u gjetën efekte në sjellje ose zhvillimin e foshnjave. Për më tepër, nuk e përkeqësoi lidhjen nënë foshnje në asnjë mënyrë. Me pak fjalë, lënia e një foshnje që të qajë disa herë nuk është aq e dëmshme sa mund të mendojnë shumica.

Një studim zbuloi se foshnjat që lihen duke qarë gjatë natës flejnë më mirë.  Në eksperiment, foshnjat u ndanë në 2 grupe: ata që u lanë duke qarë dhe ato që nuk u lanë. Rezultati? Bebat nga grupi i parë u zgjuan më pak dhe, në përgjithësi, ranë në gjumë më shpejt.

Mos reagimi i menjëhershëm ndaj nevojave të fëmijëve tuaj mund t’i mësojë ata të qetësohen vetë. Dieter Wolke, profesori që drejtoi studimin e parë, këshillon të mos ndërhyni menjëherë kur ato qajnë. Ai thotë se foshnjave u duhet pak kohë vetëm për të mësuar të qetësohen. Pasi të mësohen, ata janë në gjendje të vetë-rregullohen jo vetëm gjatë ditës, por edhe gjatë natës.

E thonë ekspertët! Lërini fëmijët të qajnë,
E thonë ekspertët! Lërini fëmijët të qajnë,

Leave a Reply