E rrallë! Gjashtë specie folezuese në koloninë e çafkave dhe karabullakëve po jetojnë në Divjakë

0
507

Shoqata Shqiptare e Ornitologjisë ditën e sotme në Ditën Ndërkombëtare të Larmisë Biologjike nëprmjet një statusi në rrjetet sociale ka bërë ditur se në Divjakë dhe në Lagunën e Karavastasë janë janë gjashtë specie folezuese në koloninë e çafkave dhe karabullakëve. Sipas tyre kjo është një vlerë e jashtëzakonshme duke qenë se këto janë specie të rralla.

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Larmisë Biologjike, dëshirojmë të ndajmë me ju rezultatet nga monitorimi në terren i kolonisë së e çafkave dhe karabullakëve. Kolonia po gëlon nga aktviteti folezues. Monitorimi i saj, nga ajri me dron dhe nga toka me teleskop e dylbi, tregon se kolonia ka nisur aktivitetin që prej muajit Prill me folezimin e njëpasnjëshëm të :
– Çafkës së bardhë të vogël (𝘌𝘨𝘳𝘦𝘵𝘵𝘢 𝘨𝘢𝘳𝘻𝘦𝘵𝘵𝘢) me 35 % të folezuesve,
– Karabullakut të vogël (𝘔𝘪𝘤𝘳𝘰𝘤𝘢𝘳𝘣𝘰 𝘱𝘺𝘨𝘮𝘦𝘶𝘴) me 25 %,
– Çafkës së natës (𝘕𝘺𝘤𝘵𝘪𝘤𝘰𝘳𝘢𝘹 𝘯𝘺𝘤𝘵𝘪𝘤𝘰𝘳𝘢𝘹) me 13 %,
– Çafkës së lopëve (𝘉𝘶𝘣𝘶𝘭𝘤𝘶𝘴 𝘪𝘣𝘪𝘴) me 10 %,
– Çafkës së verdhë (𝘈𝘳𝘥𝘦𝘰𝘭𝘢 𝘳𝘢𝘭𝘭𝘰𝘪𝘥𝘦𝘴) me 8 % 𝘥𝘩𝘦
– Kojlikut të zi (𝘗𝘭𝘦𝘨𝘢𝘥𝘪𝘴 𝘧𝘢𝘭𝘤𝘪𝘯𝘦𝘭𝘭𝘶𝘴) me 9 %.

Vizita në koloni dhe vrojtimi në distancë tregon se pjesa më e madhe e Cafkave të bardha të vogla dhe Karabullakëve të vegjël kanë çelur të vegjlit ndërsa speciet e tjera vazhdojnë me ngrohjen e vezëve.

Kolonia duket e pashqetësuar dhe në gjendje të mirë. Fotografitë ajrore të lënë të kuptosh se kolonia është pak a shumë në të njëjtën madhësi me viti e shkuar. Megjithatë, numri i çifteve folezues pritet të verifikohet saktësisht në fund të sezonit të folezimit.

Shifrat dhe fotot dëshmojnë se Divjakë-Karavasta mbetet kolonia më e madhe dhe më e larmishme e Çafkave dhe Karabullakëve në Shqipëri. Kjo koloni është, pa më të voglin dyshim, një vlerë e jashtezakonshme për larminë biologjike në Shqipëri.”- shkruhet në postimin e AOS.

Leave a Reply