Diplomon 97-vjeçari

0
470

Një 97 vjeçar në Palermo të Italisë është diplomuar të mërkurën. Ai është studenti më i vjetër në Itali dhe është i gatshëm të regjistrohet në gradën speciale e cila do t’i ofrohej shekullit të tij të jetës.

Giuseppe Paterno u diplomua në studime historike me tezë për vendet historike si Palazo, Steri, selia e rektoratit të universitetit në Palermo.

Paterno lindi më 10 shtator. Ai mësoi për fashizmin, çlirimin, periudhën e pasluftës, vitet e demokracie dhe luftërave shoqërore, shkruan Giornale de Sicila, një familje të varfër, përparësi kishte më shumë puna sesa studimet. Për këtë arsye, ndër të tjera ai ka punuar edhe në një fabrikë birre, para se të marrë një diplomë në moshën 31-vjeçare. Ajo i shërbeu për t’u punësuar në hekurudhat shtetërore, ku ai mbeti deri në pension.

Jeta si pensionist i dha kohë të lirë për t’ia kushtuar leximit dhe të merrej me pasionin e tij të madh, historinë. Kështu ai në vitin 2017, në moshën 94-vjeçare vendosi të regjistrohej në rrjedhën e studimeve historike.

Në ditën e diplomimit ishin dy fëmijët e tij dhe grumbulli i nipërve dhe mbesave. Paterno ka vite që ka mbetur i ve dhe është studenti më i vjetër në Itali, nëse jo në botë.

Leave a Reply