Del video dramatike: Dy avionë rusë i afrohen rrezikshëm bombarduesit amerikan!

0
84

Dy avionë rusë iu afruan rrezikshëm një bombarduesi B-52 të Forcave Ajrore amerikane mbi Detin e Zi. Incidenti ndodhi në ujra ndërkombëtare. Pilotët rusë i kaluan disa herë gati 30 metra larg avionit amerikan, duke shkaktuar deri edhe turbulencë duke i kufizuar B52-shit aftësinë e manovrimit.

“Veprime të tilla rrisin potencialin për përplasje në ajër, janë të panevojshme, dhe në kundërshtim me rregullat ajrore dhe rregullat ndërkombëtare të fluturimit,” tha gjenerali Jeff Harrigian, komandant i forcave ajrore amerikane në Europë dhe Afrikë.

“Ndërsa avionët rusë po operonin në hapësirën ajrore ndërkombëtare, ata rrezikuan sigurinë e fluturimit të avionit tjetër të përfshirë. Ne presim që rusët të veprojnë brenda standardeve ndërkombëtare të vendosura për të siguruar sigurinë dhe parandalimin e aksidenteve,” shtoi ai.

Një grup B 52-shësh amerikane fluturuan mbi 30 vende të NATO-s të premten “për të demonstruar solidaritetin e aleancës, për të rritur gatishmërinë dhe për të siguruar mundësi trajnimi që synojnë shtimin e  ndërveprimit për të gjitha ekuipazhet pjesëmarrëse nga aleatët e SHBA-së”, thuhet në një deklaratë të komandës amerikane në Europë.

Demonstrimi i kapacitetit ushtarak amerikan erdhi mes tensioneve të vazhdueshme me Rusinë si dhe pyetjeve që ngrihen mbi angazhimin e administratës Trump ndaj NATO-s në vazhdën e vendimit të fundit të tij për të reduktuar nivelin e trupav amerikane në kontinentin e vjetër.  

Leave a Reply