Danimarka heq masat, organizohet një koncert me 50 mijë njerëz

0
416

Danimarka i ka dhënë fund kufizimit kundër COVID-19, duke hequr pasaportat e vaksinimit në klubet e natës, pasi që është organizuar një koncert me 50 mijë njerëz.

Pa maska dhe me koncerte me dhjetëra mijëra njerëz, Danimarka të premten ka hequr pasaportat e vaksinimit në klube të natës duke i dhënë fund kështu kufizimit të vetëm që ishte në fuqi kundër COVID-19.

Pasaportat e vaksinimit ishin prezantuar në mars të vitit 2021 kur Kopenhaga filloi gradualisht të lehtësojë kufizimet, por ato u hoqën krejtësisht më 1 shtator, përveç klubeve të natës ku edhe aty më nuk do të jenë të nevojshme që nga e premtja.

“Ne padyshim që jemi duke prirë si Danimarkë pasi nuk kemi asnjë kufizim dhe tani jemi në anën tjetër të pandemisë falë vaksinimit masiv”, ka thënë një organizues i ngjarjeve Ulrik Orum-Petersen për AFP.

Në koncertin që do të mbahet në Kopenhagë ku pritet të jenë 50 mijë njerëz, tashmë janë shitur të gjitha biletat.

Ky koncert do të jetë koncerti i parë në Evropë që nga koha kur nisi pandemia.

Kurse më 4 shtator u organizua festivali i parë në ambient të hapur që mblodhi hiç më pak se 15 mijë njerëz në Kopenhagë.

“Të jem para turmës dhe të këndoja si më parë gati më bëri ta harroj COVID-19 dhe gjithçka nëpër të cilën kemi kaluar në këta muajt e fundit”, ka thënë këngëtarja Emilie Bendix.

Në Danimarkë 73% e popullsisë prej 5.8 milionë njerëzve janë plotësisht të vaksinuar, me 69% e atyre që janë 65 vjeç dhe më të vjetër. /GazetaSinjali

Leave a Reply