Cilët kandidatë ua kalojnë edhe pretendentëve për Kryeministër me “llajka” në FB

0
52

Glauk Konjufca i VV’së dhe Mërgim Lushtaku i PDK’së marrin më shumë “llajka” se Vjosa Osmani, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj. Në dhjetë postimet e fundit në FB, Konjufca ka marrë 16 mijë e 640 like. Ndërkaq, Lushtaku ka marrë 15 mijë e 320 like. Te PSD’ja më së shumti llajka merr Dardan Molliqaj.

Express

Dikur rekorde për “llajka” mbante ish-anëtari i FER’it e VV’së. Në pesë postimet e fundit, Fisnik Ismaili, s’ka arritur të marrë 300 pëlqime pavarësisht se ka tentuar të bëhet kreativ me publikimin e mesazheve dhe fotove të fushatës.

Tash, primatin e “llajkave” në FB po e mban dikush tjetër. Është Glauk Konjufca i VV’së dhe Mërgim Lushtaku i PDK’së që marrin pëlqime në FB më shumë se shumica e kandidatëve për Kryeministër.

Konjufca në dhjetë postimet e fundit ka marrë 16 mijë e 640 llajka.

Kandidati i PDK’së për deputet, Mërgim Lushtaku në dhjetë postimet e fundit ka marrë 15 mijë e 320.

Ndërkaq, Vjosa Osmani kandidate e LDK’së për Kryeministre në dhjetë postimet e fundit ka marrë 13 mijë e 200. Kurse Kadri Veseli në dhjetë postimet ka marrë 12 mijë e 160 llajka.  Ramush Haradinaj në dhjetë postime ka marrë vetëm 7 mijë e 460 llajka.

Koha e zgjedhjeve po afrohet, ndërsa aktiviteti në rrjetet sociale nga politikanët po bëhet gjithmonë e më i madh. E kjo e vërteton edhe numri i shpeshtë i postimeve gjithashtu edhe numri i madh i pëlqimeve, shpesh ndodhë që politikanët edhe paguajnë që postimet e tyre të shpërndahen më shumë e të marrin më shumë pëlqime.

Por cili nga kandidatët për deputetë është më i pëlqyeri në Facebook?

Në vendin e parë, qëndron Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai në llogarinë e tij në Facebook, në dhjetë postimet e fundit ka marrë rreth 16.640 pëlqime. Postimi më i pëlqyer është ai i fotos së profilit, i cili numëron rreth 4.900 pëlqime, 244 zemra, 4 simbole të qeshjes dhe 4 simbole që shprehin habinë.

I dyti, jo shumë larg Konjufcës qëndron Mërgim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës. Lushtaku në dhjetë postimet e fundit ka arritur që të marrë 15.320 pëlqime. Fotografia e tij më e pëlqyer nga ndjekësit është ajo ku njofton se ka vizituar një xhami në Dragash. Në këtë postim ai ka grumbulluar 3.900 pëlqime, 33 zemra, 1 simbol që tregon qeshje, 1 simbol që tregon habinë dhe 1 simbol që tregon nervozizëm.

I treti në listë qëndron Dardan Molliqaj nga Partia Socialdemokrate. Ai në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook në dhjetë postimet e fundit ka marrë 11.630 pëlqime. Postimi i tij më i pëlqyer është fotografia nga tubimi i koalicionit AAK-PSD, fotografi kjo që numëron 2.000 pëlqime, 154 reagime duke qeshur, 43 zemra, 11 simbole që shprehin nervozizëm, 2 simbole që shprehin habinë dhe 1 simbol që shpreh mërzitje.

E i katërti në këtë listë, qëndron kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku. Ai në total nga dhjetë postimet e fundit ka mbledhur 7.810 pëlqime. Postimi i tij më i pëlqyer ka qenë shkrimi në mbështetje të Vjosa Osmanit. Në këtë postim, ai ka mbledhur 1.200 pëlqime, 40 reagime duke qeshur, 37 zemra, 2 simbole që tregojnë habinë dhe 2 simbole që tregojnë nervozizëm.

Mbetet të shihet se a do të arrijnë të grumbullojnë vota po aq sa kanë mbledhur edhe pëlqime. /GazetaExpress/

Leave a Reply