Bleu të gjitha biletat për të qenë vetëm me gruan në aeroplan

0
448

Një burrë i pasur indonezian, i cili ndau fotografi nga një aeroplan ku ai dhe gruaja e tij ishin pasagjerët e vetëm, tha se ai i bleu të gjitha biletat që ishin në dispozicion për fluturim për të parandaluar ekspozimin ndaj COVID-19.

Richard Muljadi, një person i famshëm për stilin e tij ekstravagant të jetës, postoi një seri fotosh në Instagram të cilat tregojnë se ai dhe gruaja e tij ishin vetëm duke udhëtuar nga Xhakarta në Bali.

Muljadi tha se bleu shumë bileta për fluturimin, sepse ai dhe gruaja e tij Shalvynne Chang, ishin ‘super paranojakë’ për t’u ekspozuar ndaj COVID-19.

Ai nuk e bëri të ditur se sa pagoi për të qenë i vetëm në aeroplan por shkroi se shuma ishte më e lirë se sa në një avion privat.

Kompania tha se Muljadi kishte rezervuar vetëm dy bileta në emrin e tij, por ishte e paqartë nëse ai kishte blerë bileta të tjera në një rezervim të veçantë, shkruan Upi, transmeton Klan Kosova.

Jakarta man who flew to Bali apparently booked entire flight to avoid COVID-19

Leave a Reply