Binjaket që ndajnë të dashurin dhe shtratin

0
478

Dy motra të quajtura “binjaket më identike në botë” kanë zbuluar se ata ndajnë të njëjtin të dashur dhe duhet të bëjnë gjithçka si kur të jenë një e vetme, madje dhe në tualet shkojnë bashkë.

Anna dhe Lucy DeCinque pretendojnë se vuajnë “ankth ndarja”  dhe kjo gjë i ka bërë ato që të jetojnë të pandashme nga njëra-tjetra.

Motrat 35-vjeçare ndanë gjithçka mes tyre, të dashurin e tyre 37-vjeçar Ben Byrne, rrobat dhe shtratin e dopio në të cilin flenë të tre së bashku. Binjaket bëjnë dush dhe shkojnë në tualet së bashku.

Në të ardhmen, ata dëshirojnë që të dy të mbeten shtatzënë nga i njëjti burrë në të njëjtën kohë. Motrat thonë se ata nuk pranojnë të shoqërohen me njerëz që kritikojnë stilin e tyre të jetës.

Anna tha për NY Post: Kur ajo shkon në tualet, unë shkoj me të; kur ajo bën dush, unë sërish shkoj me të. Ne kurrë nuk jemi ndarë. Nuk mendoj se do të funksiononim pa njëri-tjetrin. Kemi ankth ndarjeje dhe jemi shumë të lidhura me njëra-tjetrën .

I dashuri i binjakëve Ben është shumë i kuptueshëm mënyrën e tyre të jetesës.

Lucy shpjegoi: Unë e kuptoj lidhjen tonë, nuk gjykojmë, kështu ka qenë nga dita e parë. Nuk ka pasur kurrë xhelozi mes nesh.

Leave a Reply