Babai i pasur e çoi djalin e tij në fshat për t’i treguar si jetojnë të varfërit, por ai morri një mësim për vetën

0
603

Një burrë shumë i pasur e mori të birin në një udhëtim të shkurtër por që do t’i vlente gjithë jetën.

Ai kishte një qëllim specifik: t’i tregonte djalit se çfarë do të thotë të jetosh me pak para. Ata kaluan shumë ditë duke jetuar në një fermë, bashkë me një familje të varfër.

Kur u kthyen në shtëpi, babai e pyeti të birin nëse i kish pëlqyer udhëtimi.

“Më pëlqeu”, – u përgjigj djali.

“A e kupton tani se ka njerëz të varfër në botën reale?” – e pyeti babai

“Sigurisht”, – u përgjigj i biri.

Babai u përpoq të mësojë më shumë dhe e pyeti djalin:

“Atëherë, çfarë mësove nga udhëtimi ynë, në përgjithësi?”

Djali u përgjigj:

“Vura re se ne kemi një qen, ata kanë katër.

Ne kemi një pishinë të madhe që na zë gjysmën e kopshtit, dhe ata kanë një përrua që rrjedh përgjithmonë, pa u ndalur.

Ne kemi drita në kopshtin tonë, por në kopshtin e tyre ata mund të shohin yjet natën.

Shtëpia jonë ka një terracë të madhe, por fushat e tyre shtrihen deri tutje në horizont.

Ne e blejmë ushqimin tonë, ata e rrisin vetë.

Ne kemi një gardh përreth shtëpisë që të na mbrojë, ndërsa ata janë të rrethuar nga miq”.

Babai mbeti i habitur.

I biri vazhdoi:

“Tani e kuptoj që ne jemi në fakt të varfërit”.

Ndonjëherë, me sa duket, duhet mendja e një vogëlushi për të na kujtuar gjërat me të vërtetë të rëndësishme në jetë.

Shpesh herë harrojmë atë që kemi, dhe përqëndrohemi tek ajo që na mungon.

Ajo që për një person mund të duket e kotë dhe me vlerë të vogël është një trofe me vlerë për dikë tjetër.

Gjithçka varet nga mënyra se si i shihni gjërat!

(Qëkur anektoda u publikua në rrjetet sociale nga Dan Asmussen, ajo është shpërndarë më shumë se 267,000 herë. Mësimi është i thjeshtë, por i thellë!)

Leave a Reply