Avioni turk rrëzohet gjatë stërvitjes, ajo që ndodhi me dy pilotët është mrekulli

0
539

Një avion turk është rrëzuar gjatë stërvitjes në Ankara, por fatmirësisht pilotët kanë arritur të shpëtojnë.

Sipas mediave turke, dy pilotët e aeroplanit kanë bërë një kërcim emergjent me parashutë para përplasjes, ndërkohë gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Menjëherë pas aksidentit ekipet e shpëtimit u dërguan në rrethin Beypazar të Ankarasë.

Ndërkohë autoritetet përkatëse po hetojnë mbi ngjarjen e ndjeshme për të kuptuar edhe shkakun e aksidentit.

“Në orën 3 pasdite, një nga aeroplanët tanë Hürku, u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor. Gjendja shëndetësore e të dy pilotëve është e mirë. Ne po hetojmë arsyet e përplasjes.”- thuhet në një deklaratë të Turkish Aerospace Industries Inc.

Leave a Reply