Ata që kanë syze janë më pak të rrezikuar nga koronavirusi

0
629

Njerëzit duhet të vendosin syze në vend të lenteve të syve pasi ofrojnë mbrojtje më të madhe nga koronavirusi, ka sqaruar një mjeke.

Dr Sabrina Shah-Desai, një kirurge okuliste nga Londra, tha që syzet mund të veprojnë si një “mburojë e pjesshme” midis spërklave dhe syrit, përmes së cilës COVID-19 mund të hyjë në trup, raporton Daily Mail,

Syzet gjithashtu mund ta bëjnë më pak të ngjarë që të prekni sytë, duke zvogëluar kështu rrezikun e transmetimit nga dora në sy.

Sidoqoftë, Dr Shah-Desai paralajmëroi se njerëzit duhet të bëjnë kujdes shtesë gjatë pastrimit të syzave të tyre gjatë kësaj kohe për t’u siguruar që ato të mbeten sa më higjenike të jetë e mundur.

“Kur dikush kollitet ose teshtit, syzet veprojnë si një mburojë e pjesshme”, ka treguar ajo.

Ajo gjithashtu u bëri thirrje njerëzve të pastrojnë syzet pasi të dilnin jashtë sepse virusi mund të mbijetojë në sipërfaqe të fortë për orë të tëra.

Leave a Reply