Artikuj që bllokojnë rrjedhjen e energjisë pozitive: Mos i mbani në korridor

0
352

Sipas besimit feng shiu, gjërat e caktuara mund të tërheqin energji pozitive por edhe negative, prandaj është me rëndësi t’i kushtoni kujdes rregullit në shtëpi.

Paradhomat, përkatësisht hyrja në banesën apo shtëpinë tonë, është pjesa shumë e rëndësishme dhe ekzistojnë gjëra të cilat kanë ndikim shumë negativ, nëse i mbani aty – dhe shumica e bën këtë. Në paradhomë më së shpeshti zbathemi, ndërkaq grumbulli i këpucëve apo çfarëdo qoftë tjetër në paradhomë ndikon shumë keq për qarkullim energjie.

Këpucët të cilat nuk i përdorni vendosni në ndonjë dollap apo në vendin e posaçëm për këpucë dhe përpiquni që të jenë të palosura mirë.

Po ashtu vlen edhe për çantat, dhe çantat e shpinës, të cilat vetëm ngufasin këtë hapësirë. Paradhomat gjithashtu duhet të jenë të ngjyrosura me ngjyra neutrale. Nëse keni pasqyrë në paradhomë, ajo nuk bën të gjendet në mure përballë dyerve, por në ndonjë mur anësor.

Assesi në paradhomë mos mbani as mjete të mprehta, por as lule të thata të cilat, sipas besimit të feng shiu janë gjë e keqe. Më së miri do të ishte që të mbani në paradhomë vazo me lule të freskëta apo ndonjë enë me pemë.

Leave a Reply