Ariun e zë gjumi në majë të shtyllës elektrike, ndërpritet energjia

0
357

Një ari është ngjitur në një shtyllë elektrike në Arizona dhe e ka zënë gjumi. Videoja që është bërë virale në rrjetet sociale është filmuar nga një elektricist i zonës.

Në mënyrë që kafsha të mos dëmtohej, kompania e energjisë elektrike, ndërpreu energjinë për disa çaste, derisa u bë e mundur shpëtimi i tij. Autoritetet vendore, thanë se si pasojë e ngjarjes, energjia në disa zona të qytetit u ndërpre për të paktën 15 minuta.

Policia është njoftuar nga banorët, të cilët, janë habitur kur kanë parë ariun të flejë, në shtyllën elektrike të tensionit të lartë. Punonjësit zbritën ariun nga shtylla elektrike ndërsa kafsha fatmirësisht nuk u dëmtua nga incidenti.

https://video.gjirafa.com/video-extra-mp4-3

Leave a Reply