Alpinistët nuk e bëjnë kurrë këtë gabim, sepse rezultati mund të jetë fatal

0
147

Psikologët, duke studiuar alpinistët, krijuan termin “era e dytë”, që do të thotë aktivizimi i rezervave të energjisë së organizmit

Ndërprerja e lëvizjes në maja të larta të maleve, në varësi të kushteve të jashtme, çon në hipotermi ose mbinxehje të organizmit.

Në çdo rast, rezultati përfundimtar mund të jetë fatal, transmeton Telegrafi.

Gjatë shekujve të kaluar, një numër jo i vogël alpinistësh janë ndalur për të pushuar dhe – kanë mbetur të ngrirë në male të ashpra.

Gjithashtu, ka ndodhur që shumë alpinistë janë gjetur të rraskapitur vetëm një orë ecjeje në këmbë nga vend i banuar.

Të gjithë alpinistët bien në krizë herë pas here, kur muskujt ngurtësohen dhe kur krijohet një ndjenjë subjektive se ata nuk mund të bëjnë më asnjë hap.

Bëhet fjalë për një barrierë psikologjike që kapërcehet me forcën e vullnetit dhe dëshirën për sukses.

Kapërcimi psikologjik i kësaj barriere rigjeneron aty për aty organizmin dhe i jep atij një “erë të dytë në shpinë” e cila e bart atë në majë.

Leave a Reply