Afganët e bëjnë gjyqin me pleqnarë, ja si vendosën për një therje

0
466

Agjencia e njohur e lajmeve, “Associated Press”, ka publikuar fotografi nga Kabuli, ku raportohet se janë kthyer patrullat e talibanëve. Bie në sy fotografia e disa burrave të mbledhur në një dhomë.

Në të dyja anët e dhomës shihen dy vargje me burra që qëndrojnë ulur, ndërsa në ballë shihet një burrë që qëndron në këmbë. Ai është familjar i ngushtë dhe përfaqësues i personit që po gjykohet, ndonëse vetë nuk ka bërë ndonjë faj.

Muhammad Jawid, babai i një djali që po akuzohet se ka therë një fqinj, po qëndron në këmbë para një komisioni të pleqnarëve lokalë, i cili po e gjykon rastin dhe po merr vendim.

I biri i Muhammadit u shpall fajtor dhe familja e tij u obligua që t’ia paguante viktimës 35.000 afganë (valutë në Afganistan), që janë të barasvlershëm me rreth 340 euro, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Në fotografi tjera shihen burra të armatosur duke patrulluar rrugëve dhe fëmijë kureshtarë, që shikojnë të habitur.

Leave a Reply