A e dini se çfarë duhet të bëni në rastet kur hala e peshkut ngec në fyt?

0
347

Ekspertët thonë se momenti i ngecjes së një hale në fyt duhet përballuar me qetësi e më pas, zgjidhjen mund ta gjeni në shtëpi sipas këshillave të mëposhtme.

Nëse e gjeni veten në një situatë të tillë, gjëja e parë që duhet të bëni është të përpiqeni të kolliteni fort. Lëvizjet e fytit mund të nxisin nxjerrjen e halës pa shkaktuar dëme.

Por nëse kolla nuk funksionon atëherë mund të provoni të pini ujë me kripë.  Sipas agroweb.org lëngu i kriposur do të marrë me vete halën e ngecur.

Buka me gjalpë kikiriku është një mënyrë shumë e mirë për të eliminuar këtë problem. Hala do të ngjitet me gjalpin e kikirikut dhe do të zbresë në stomak.

Pra herën tjetër, kini kujdes dhe praktikoni këto mënyra. 

Leave a Reply