A e dini çfarë ndodh me trupin tuaj kur qani?

0
437

Njerëzit qajnë jo vetëm kur janë të trishtuar, por ndonjëherë edhe kur ndjehen të shqetësuar dhe të mbingarkuar.

Shumë individë mundohen të mbajnë lotët, por sipas studimeve të kryera kjo krijon një sërë ndikimesh në trupin tonë.

Kur ndodh një ngjarje që shkakton lot, përgjigja jonë ndaj stresit bën të mundur aktivizimin e amigdalës, që është lënda gri brenda trurit, e cila është përgjegjëse për perceptimin e emocionit.

Amigdala i dërgon një sinjal hipotalamusit, i cili i thotë pjesës tjetër të trupit të veprojë në përputhje me rrethanat.

Hipotalamusi gjithashtu aktivizon sistemin nervor simpatik, kjo pjesë e sistemit kontrollon funksionet e trupit që nxiten në një përgjigje luftimi.

Kur ndjeni se duhet të qani, por përpiqeni të mbani lotët, sistemi nervor simpatik shpejton ritmin e zemrës dhe tkurrjen e muskujve të zemrës. Kur ena e madhe e gjakut hollohet, rritet sasia e gjakut që pompohet në këto pjesë të trupit.

Kur përjetoni emocione të mëdha dhe e lini trupin tuaj të qajë, ju mund të pësoni gulçim dhe frymëmarrje të shpejtë. Kjo ndodh sepse kur jeni të stresuar, rrugët e frymëmarrjes midis hundës dhe mushkërive bëhen të shtrënguara.

Leave a Reply