53-vjeçarja nga Prishtina vdes nga kanceri, banesën ia lë shoqatës së humanistit, Halil Kastratit

0
364

Halil Kastrati nga shoqata Jetimat e Ballkanit ka bërë të ditur se një grua 53-vjeçare nga Prishtina që vdiq nga kanceri e ka lënë amanet për shoqatën banesën e saj.

“Bac, pas vdekjes time banesën dhuroja Halil Kastratit! Florie Krasniqi në moshën 53 vjeçare nga Prishtina e kishte lënë amanet qe nëse vdesë banesën dhurojani Halilit e ai e din se çka bënë me të”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Ai ka thënë se vëllai i të ndjerës e ka bërë të ditur historinë dhe amanetin e motrës.

“Ishte vëllai i saj i cili me lot në sy na tregoi historinë e motrës dhe amanetin e saj. Floria ka vuajtur nga sëmundja e kancerit dhe para një muaji ndërron jetë Fetah Krasniqi (vëllau i Flories) na dhuroi çelësat e banesës dhe në fund na tha: “Tani direkt po shkoj te varri i motrës dhe po i tregoj qe amanetin e dërgova te Halili”, ka shkruar Kastrati.

Leave a Reply