2% e pasurisë së Elon Musk mund të zhdukë urinë nga planeti

0
340

Pak nga njerëzit më të pasur në botë mund të zhdukin urinë nga planeti nëse dhurojnë një pjesë të vogël të pasurisë së tyre, sipas drejtorit të Programit Botëror të Ushqimit të OKB -së .

Në një intervistë për CNN, David Beasley u bëri thirrje miliarderëve që të ndërhyjnë tani, me një lëvizje “një me një”, madje duke iu drejtuar dy njerëzve më të pasur në botë, Jeff Bezos dhe Elon Musk.

“Gjashtë miliardë dollarë për të ndihmuar 42 milionë njerëz që do të vdesin nga uria” tha ai.

Duke qenë se Elon Musk ka një pasuri prej 289 miliardë dollarësh, në fakt kreu i programit ushqimor të OKB-së po i kërkon atij të dhurojë vetëm 2% të pasurisë së tij.

Pasuria totale e miliarderëve amerikanë është pothuajse dyfishuar që nga fillimi i pandemisë, duke arritur në 5.04 trilionë në tetor.

Gjysma e popullsisë së Afganistanit 22.8 milionë po përballet me një krizë të rëndë urie, sipas OKB-së. Në Etiopi, 5.2 milionë njerëz kanë nevojë urgjente për ndihmë ushqimore.

Leave a Reply