“​Çmendi burrat”, pastaj u pushua nga puna (VIDEO)

0
64

Modelja Barbara Luna Sipos, nga Budapesti, është e fiksuar me pamjen e një Barbie, kështu që ajo filloi transformimin e saj në një kukull shumë herët.

Ajo gjithmonë ëndërronte që një ditë të duket si një Barbie e vërtetë.

“Gjithmonë kam dashur të dukem si një personazh nga një përrallë apo një kukull njerëzore. Kujtimi im i parë i fëmijërisë është duke luajtur me kukulla Barbie, dhe unë fillova transformimin tim në një kukull në moshën 17-vjeç,” thotë modelja.

Ajo së pari rriti gjoksin dhe më pas iu nënshtrua shumë operacioneve të tjera. Tani punon si modele në internet pasi u pushua nga puna në recepcion pasi, siç pretendon, i bëri njerëzit të çmendur me atmosferën dhe karizmin e saj.

“Kuptova se kjo punë nuk është për mua pasi jetoj në një shoqëri ku një grua shumë tërheqëse nuk ka shumë mundësi për të mbajtur punën e saj,”tha ajo.

Edhe pse u divorcua, Barbara thotë se ish-burri i saj e donte pamjen e saj, kështu që ai pagoi për operacionet e saj të shumta.

“Burrave iu pëlqen pamja ime. Disa njerëz të mbyllur, të cilët nuk kanë plot besim, nuk duan të dalin me mua, gjë që është krejtësisht në rregull,” thotë Barbara.

Leave a Reply