Kupa e Afrikës, Algjeria tregon forcën, Mahrez shënon në fitoren ndaj Kenias

0
22

Algjeria e nis me një sukses të pastër 2-0 Kupën e Afrikës 2019-të dhe merr kështu tre pikët e para në grupin C ku bëjnë pjesë edhe Senegali e Tanzania.

Dy gola që në pjesën e parë ishin mëse të mjaftueshëm që algjerianët të kalonin Kenian që nuk e përballoi dot forcën e Mahrez me shokë dhe u dorëzua pa kushte.

Në 30 June Stadium në Cairo, Bounedjah zhbllokoi shifrat në minutën e 34-t me një 11-metërsh të fituar nga Atal, ndërkohë që 9 minuta më vonë Riyad Mahrez la shenjën e tij në këtë ndeshje duke shënuar golin e dytë dhe duke vulosur fitoren e Algjerisë pasi e këtë rezultat u mbyll i gjithë takimi.

Leave a Reply