Kujdesi për lëkurën në mëngjes me 5 hapa të thjeshta

0
13

Regjimi i kujdesit të lëkurës, dhe më saktësisht rutina e kujdesit të lëkurës në mëngjes, duhet të ndryshojë bazuar në ndryshimin e stinëve dhe në gjendjen e lëkurës.

Ndërsa jemi në pranverë ajo që mund të bëjmë është të heqim qafe lëkurën e thatë gjatë dimrit dhe të përdorim bazat për ndërtimin e lëkurës së hidratuar me vajra dhe serume hidratuese që janë pak më yndyrore sesa ato të dimrit. Duke aplikuar produktet e kujdesit të lëkurës në mënyrën më efektive, jeni duke u siguruar se po funksionojnë si duhet dhe se nuk jeni duke humbur paratë tuaja për të ushtruar një kujdes të kushtueshëm për lëkurën.

Por si duhet të kujdeseni për lëkurën në mëngjes?

Hapi 1: Pastroni lëkurën vetëm me ujë. Në mëngjes, pastroni lëkurën e fytyrës vetëm me ujë. Argjila natyrale ndihmon në pastrimin natyral të lëkurës pa hequr yndyrën e lëkurës.

Hapi 2: Hidrosol (toner) – Pas pastrimit, është mirë që të përdorni një hidrosol për të shtuar një barrierë hidratuese në lëkurë. Kjo ndihmon për të vepruar si një themel i mirë për gjithçka që do të vendosni më pas. Hidrosolet e mira kanë sasi të vogla të vajrave esenciale si livando ose trëndafil, të cilat janë shumë të mira për të ndihmuar që ushqyesit të depërtojnë në lëkurë.

Hapi 3: Serumi dhe ushqyesit – Tani vjen koha për produktet që bëjnë punën. Produktet që përmbajnë një përbërës si për shembull acid salicilik – që synojnë të arrijnë një efekt të caktuar, konsiderohen “veprues”. Ato priren të jenë produkte “për shkëlqim” ose “korrektorë”. Këto produkte, së bashku me serumet, bëjnë punë për çështje të caktuara, dhe sjellin përfitime për lëkurën tuaj. Në fillim aplikohet një serum, në mënyrë që të depërtojë drejt në lëkurë. Më pas aplikoni vepruesit tuaj dhe lërini disa minuta para hapave të ardhshëm.

Hapi 4: Hidratimi – Zgjidhni një hidratues në formën e një balsami të fytyrës ose të yndyrës së rëndë të fytyrës. Personalisht unë përdor rrallë krem pasi lëkura ime reagon më mirë ndaj vajrave bimore. Shtoni kremin ose vajin natyral në pëllëmbë dhe masazhoni lëkurën duke e ngritur lart. Duhen pak minuta për të punuar me këtë produkt. Nëse do të përdorni një balsam, ngroheni me duar fillimisht dhe më pas vendoseni në lëkurë.

Hapi 5: Mbrojtja nga dielli – Duhet të aplikoni gjithmonë krem për mbrojtjen nga dielli edhe në dimëri. Kjo mënyrë do t’ju ndihmojë të mbroheni nga hiperpigmentimi dhe dëmtime të tjera nga dielli.

Leave a Reply