Ku mbetën veteranët?

0
1563

Të dashur miq, asnjëherë nuk kam reaguar për kategorinë më përbuzur në Kosovë e që janë veteranet. Ndonëse qeveritë ndërrohen njëra pas tjetrës Veterani i UÇK-së duhet të jetë i përulur, i përbuzur dhe madje as mos të thotë se ka qënë në luftë, sepse ne ja kishim borxh atdheut. Po, është e vërtetë ja kemi borxh atdheut madje edhe ta jepnim jetën si shokët tonë, por ata që na thuan kështu a nuk ja kishin borxh atdheut luftën? A nuk ja kishin borxh atdheut Lirinë? A nuk ja kishin borxh atdheut me muaj të tërë pa rroba, ne shumicën e kohës pa bukë, në borë e në shi, ne mes plumbave të rrezikuar ashtu siç bëmë ne? Jo, zotri nuk do heshti! Ju as atëherë e as sot kurrë nuk i dolët zot atdheut.

Miqtë e mi,

Nuk me interesojnë partitë, nuk me intereson kush qeverisë, nuk me intereson se kush është me shumë patriot e kush më shumë tradhtar, por me intereson se djersa dhe mundi im dhe i shokëve të mi mos të përbuzet. Shkelet mbi gjakun tonë, ju falem. Shkelet mbi djersen tonë, ju duruam! Na shatë, na quajtët kriminel, bëtë gjyqe speciale e dhoma të specializuara, na quajtët uzurpues, të pakulturë, të padijshëm e çka e çka s’na quajt, por prap ne ju duruam, dhe a e dini pse: Sepse konsideruam se ende i kemi borxh atdheut dhe duhet të durojmë për hire të së ardhmes së tij.

Sot, jam i zhgënjyer jo për faktin së në çfarë gjendje po kalon Kosova dhe gjithë bota, sepse për këtë jam i bindur se do e kalojmë, po për faktin se përsëri po shkelni pa mëshirë mbi plagën tonë. Sot, me shumë se kurrë kur duhet unitet e ndershmëri ndaj secilit neve na shani, na etiketoni e na injoroni. Mijëra veteran dolën jashtë me vize punë për të mos u përball me atdheun dhe për ta mbrojtur atë, ashtu siç jam ne pritje edhe unë tash e sa kohë, mijëra veteran bredhin dere me dere për një vend punë, qindra të tjerë vuajnë në shtratin e vdekjes pa ndihme nga shteti, dhjetëra të tjerë bënë vetëvrasje, dhe kurrë nuk ju renduam, ndërsa sot përsëri jemi kategoria me e përbuzur, sepse vetëm ne i kemi borxh sakrifica të vazhdueshme atdheut.

Shtuat numrin në mënyre të padrejtë të veteraneve që luftën e kanë parë në televizor nuk e hapem gojën, dy apo trefishuat numrin dhe ne heshtëm, bëtë ligjin për Pagat në të cilën çdo sektor kishte rritje, ne mbetem në zonën e një ndihme sociale, sot ndatë mjetë edhe për punëtoret, shëndetësinë, policinë, familjet me nevoja sociale, ndërmarrjet por për veteranet nuk patet kohë, ani s’ka gjë jam i kënaqur të paktën ato kategori. Por mos mendoni se do heshtim më. Kjo kohë Pandemie në të cilën na ka lënë të mbyllur si rezultat i respektimit të ligjeve që aq shumë i deshëm të janë të Republikës së Kosovës, e kanë edhe një të mirë, atë së po na fusin në kujtime të thella për ta kthjellur edhe trurin tonë se çfarë bëmë që Vite.

Si luftëtar i Lirisë në të cilën jam krenar për çdo sekondë të jetës sime, kurrë nuk do i nënshtrona dikujt për të me ndihmuar, por sot dhe dje kur vizitova dy shoke luftëtar e të cilët nuk pranuan as ndihmën e as nënshtrimin thash më vetë, për cilin shtet luftuam? Ne këtë kohe kur e gjithë bota ka marrë panik ne nuk frikësohemi ama edhe në jemi pjesë e këtij kombi, prandaj mos na injoroni.

Shkruan: Fitim GASHI – Jurist (Ish-Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës)

Leave a Reply