Kryetari e dëshironte Lëvizjen si shërbëtore e jo si bashkëpunëtore!

0
359

Lëvizja Vetëvendosje në qytetin e Prizrenit është angazhuar me shumë mund dhe sakrificë që ta bëj ndryshimin qeverisës në këtë komunë të dytën në Kosovë për nga numri i banorëve si dhe një komunë e cila ka njerëz shumë punëtorë dhe të cilët janë shembull për kryerjen e obligimeve ndaj shtetit.

Ne u angazhuam dhe nuk lam gur pa lëvizur që Kandidati i Lëvizjes Vetëvendsoje Mytaher Haskuka të zgjidhet Kryetar i Prizrenit.
Shpresonim dhe mendonim se do të bëjmë një ndryshim pozitiv në qytetin tonë pasi që nuk ishim të kënaqur me qeverisjen e kryetarëve te mëparshem.

Por me të ardhur në pushtet Mytaher Haskuka ai ndryshoi qëndrim. Në vend që të punon për qytetarët e Prizrenit pa dallim ai u bë viktimë e një grupi.
Mytaher Haskuka vetëm de fakto është në pozicionin e Kryetarit të Komunës së Prizrenit, sepse vendimet mirren nga grupi te cilet kanë çdo gjë në dorë.

Edhe me tragjike është fakti se Mytaher Haskuka shumë rrallë për te mos thane fare nuk komunikon me partin që e ka përkrahur që të zgjidhet kryetar në këtë komunë- pra me strukturat dhe aktivistët e Lëvizjes Vetvendosje.
Atij i ka humbur rruga në oborr dhe ka mbetur i hutuar, me gjasë e ka fascionuar kolltuku i kryetarit të Komunës së Prizrenit.

Me këto veprime Mytaher Haskuka është duke e dëmtuar tejmase Lëvizjen Vetëvendosje! Grupa qeverisëse përreth Mytës i kanë shkëputur të gjitha hallkat e komunikimit me aktivistët në terren. Aktivistët injorohen, anashkalohen, fyhen e përbuzen dhe nuk pyeten fare.
Ata nuk duan të pranojnë asnjë kritikë në adresë të tyre sepse e konsiderojnë vetèn të përsosur!
Myta me dostat e vet ka angazhuar edhe tellall që dijnë me thurë vargje poshtëruese për aktivistë të caktuar të cilët nuk kanë mendime të njëjta me rrethin e tyre “qytetar”.

Kemi ardhë në konkludim se askush nuk po e dëmton imazhin e lëvizjes më shumë se këto sjellje të Mytës dhe shokëve të kabinetit të tij. Ne aktivistët Levizjes me të dalur nga pragu i shtëpis ballafaqohemi me veshtirësi dhe kritika të mëdha nga qytetarët prizrenas të cilët kanë ankesa të shumta për faktin se ishim pikërisht ne aktivistët që ju premtuam atyre që në qytetin e Prizrenit do të ketë barazi dhe ndryshime pozitive.

Ne aktivistët e Vetvendosjes nuk jemi të kënaqur edhe me shpenzimet e mëdha që bën stafi i Kryetarit të Komunës së Prizrenit, ku në vend që te ulen disa shërbime ato ngriten edhe me shumë.
Kryetari është i plogshtë edhe ne marrjen e vendimeve për çështjen e punësimeve në komunë. Ai shpallë konkurse dhe anulon konkurse të shumta të punësimit. Ka shumë muaj që shkolla të caktuara nuk plotësohen me kuadro.
Me një fjalë Mytaher Haskuka nuk e ka kuptuar rolin e tij si kryetar i Komunës së Prizrenit. Ai është duke menduar se është kryetar i një pakice në këtë Komunë dhe jo kryetar i të gjithë qytetarëve prizrenas pa dallim feje, gjinie, fshati apo qyteti.

Është fatkeqësi se çka na gjetë me këtë kryetar të Komunës së Prizrenit. Ne me mish e me shpirt e përkrahëm që ai të jetë kryetar i komunës së Prizrenit dhe të i shërbej qytetarëve prizrenas.
Ne si aktiviste te Vetvendosjes duke mos e njohur si duhet Mytaher Haskuken kemi besuar se ai do të udheheqë mirë e drejtë. Me këtë shkrim ju kërkojm falje të gjithë votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje! në qytetin e Prizrenit, që përmes ndikimit ton kanë votuar që Mytaher Haskuka të jetë kryetar.

Shkruan: Blerim SARAMATI

Leave a Reply