“Kristi nuk do dalë”/ Rrjeti shpërthen me teoritë se nominimi i fortë i Luizit do anulohet. Sabiani forcon dyshimet me deklaratën e tij

0
236

Pas hyrjes së 6 banorëve të rinj mbrëmjen e të shtunës në Big Brother VIP Albania, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë teoritë konsiprative se Sabiani nuk është banor i barabartë me të tjerët. Ndjekësit në rrjetet sociale shkruajnë se ai mund të dalë nga shtëpia duke prishur dhe nominimin e fortë të Luizit, që ka çuar në televotim Kristi, Armaldon dhe Oltën.

Këtë mendim e ka përforcuar dhe më tepër deklarata e Sabianit të dielën.

Ai i ka thënë vajzës së tij, Keisit se me çiftin do të flasë pas të martës, kur të mbarojë ky nominim. Ndërsa ka deklaruar se nëse rrezikon të dalë Kristi, do të jetë ai i pari që do lërë shtëpinë.

Sabiani: Se Kristi nuk do dali, pas të martës do ulemi do flasim bashkë të gjithë. Se ti nuk do dalësh do rrish këtu, po dole ti, dal unë i pari. Dua t’u shoh në formë.

Kristi: Ne jemi në rregull me njëri-tjetrin.

Sabiani: Pas të martës do flasim.

Kristi: No problem. Pa merak

Leave a Reply