Krasniqi: LDK-ja do të bëjë zgjidhje për ujin e pijes dhe ujitjes për Medvecin dhe fshatrat përreth

0
391

Kandidati i LDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit, Qemal Krasniqi, është zotuar se do të jetë zëri i qytetarëve në këtë institucion.

Krasniqi ka thënë se do të ngrit zërin në Asamblenë Komunale për të bërë një zgjidhje të pranueshme për problemin rreth furnizimit me ujë të pijes dhe ujitjes të tokave bujqësore në fshatin Medvec dhe fshatrave tjera përreth.

Zgjidhjen e këtij problemi, Krasniqi, e sheh të mundshëm, duke bërë me dije se janë të nevojshme disa investime për ta realizuar këtë projekt.

Rrjedhimisht, Krasniqi ka bërë me dije se këto investime vlerësohen si shumë të rëndësishme e të nevojshme, pasi kjo trevë në vazhdimësi është ballafaquar me vështirësi rreth furnizimit me ujë të pijes, e poashtu për ujitje në kohë të verës, pasi kjo zonë njihet për zhvillimin e bujqësisë gjatë tërë vitit. Krasniqi ka bërë me dije se zgjidhja e këtij problemi do të mund të bëhet nga hidrosistemi “Radoniqi”, pasi është kërkesë edhe e komunitetit të kësaj zone.

Leave a Reply