KQZ: Procesi po vazhdon pa incidente, 26,9 për qind e qytetarëve kanë votuar deri në orën 15:00

0
281

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se deri në orën 15:00 pjesëmarrja e qytetarëve në votime është 26,95% apo 499 mijë e 828 votues.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka thënë se procesi i votimit po vazhdon në të gjitha vendvotimet pa ndonjë incident të theksuar.

Radoniqi ka shtuar se deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet lokale në vitin 2017 kishin votuar 541 mijë e 834 votues apo 28,65%.

Ai ka shtuar se për një rast në Mitrovicë të veriut, ku është raportuar se një person ka tentuar të blejë votën, Prokuroria është duke kryer hetimet.

Kryetari i KQZ-së ka shtuat se kanë pasur të bëjnë me disa raportime që nuk ka pasur energji elektrike në një objekt shkollor, një votues është ankuar se nuk e ka gjetur emrin në listë. /Telegrafi/

Leave a Reply