Kosovën nuk e shpëtojnë partitë politike por vetingu

0
39

Zgjedhjet tashmë ne vendin tonë janë të pashmangshme.Ndërsa ne anën tjëtër partit politike kanë filluar fushaten,por ajo që bie ne sy nga kjo fushat është që po thuhet se kjo parti ose ky lider do ta shpeton Kosovën.

E kjo ne fakt është hipokrizi e radhes dhe folklorizem për votë dhe pushtet.Sepse partit politike nuk e shpetojnë Kosovën.Kosovën e shpeton vetëm vetingu të ciles i frigojnë të gjitha partit,lideret dhe anëtarët e tyre që i atakon vetingu.

Vetingu do ta shpetonte Kosovën dhe qytetarêt e saj nga ky kollaps se pari ne drejtesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i humbur i publikut në punën dhe ne institucionet shtetërore.

Vetingu do të kontrillonte figurat publike zyrtare që zhvaten Kosovën dhe që keqperdoren pozitat poblike ne varësi të vendit të punës ose të projektit të tyre dhe konfiskimin e pasurise.

Me ç’rast vetingut do të ishte çelsi i zbatimit të reformës ne vendin tonë ne çdo institucion ne veçanti ne sistemin e drejtesise përshkak se një sistem i drejtesise i pavarur dhe i paanshëm do të ndikonte në vendosjen e sundimit të rendit të ligjit dhe shtetit të së drejtës në vend tonë.

Prandaj Kosovën nuk e shpetojnë partit politike por vetingu që i frigojnë të gjitha këto parti egzistuese për ta formuar vetingun ne vendin tonë.

Shkruan: Hysni GASHI

Leave a Reply