Kosovë: Përhapet grip sezonal me simptoma të ngjashme me Covid-19

0
306

Gripi sezonal, i cili është përhapur ditëve të fundit, ka bërë që deri në 300 persona të kërkojnë trajtim brenda një dite vetëm në Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Sipas profesionistëve shëndetësorë, simptomat e këtij gripi janë ethe, temperaturë, kollitje e djersitje. Ata thonë se ky grip më së shumti po i prek fëmijët.

Për simptomat e gripit aktual në vend flasin edhe prindërit e fëmijëve, të cilët si pasojë e gripit po u duhet t’ ua ndërpresin vijimin e mësimit fëmijëve të tyre.

“Kollitje temperaturë e plogështi’, tha një nënë për RTK-në.

“Fyti ka kohë që i është bllokuar”, tha një tjetër prind.

Simptoma të njëjta po u paraqiten edhe të rriturve.

Profesionistët shëndetësorë preferojnë që për gripin sezonal qytetarët të vaksinohen, të marrin vitamina dhe ushqime të shëndetshme si dhe të konsumojnë fruta e perime.

Leave a Reply