Kosovare Asllani zyrtarizohet te Real Madridi

0
28

Kosovare Asllani ka nënshkruar tashmë zyrtarisht me klubin CD Tacon, i cili nga sezoni e ardhshëm 2020/21 do të quhet Real Madrid.

Mesfushorja kreative nga Kosova është bërë ‘galaktikja’ e parë e nënshkruar nga Real Madridi. Transferimi i saj në kryeqytetin spanjoll është konfirmuar nga vet lojtarja, por edhe nga klubi.

Tacon ka bërë zyrtarisht nënshkrimin e reprezentueses së Suedisë, Kosovare Asllani, e cila ka qenë njëra nga yjet e Kupës së Botës në Francë, ku fitoi medaljen e bronztë me ekipin e saj kombëtar .“Krenar për të njoftuar se do të jem nënshkrimi i parë zyrtar për Real Madrid/ CD Tacon”. “Jam e emocionuar për të shkruar historinë, për të ndihmuar ndërtimin dhe të jem pjesë e këtij udhëtimi të ekipit nga fillimi”.

Leave a Reply