Kosova vetëm me 2 milion banor kufizon lëvizjen me letërnjoftime ndërsa Turqia mbi 80 milion pa masë të tillë për rastin Covid

0
1307

Pak ditë mëparë qeveria e Republikës së Kosovës, nëpëmjet masave administrative-teknike vendosi masa të reja kufizuese, për qarkullimin dhe lëvizjen e qytetarëve për parandalimin dhe luftimin e virusit Covid.Ndryshe nga masat të tjera paraprake, që mund të i quajmë kushtimisht si më të buta, qeveria tanimë ka ashpërsuar në mënyrë radikale, masat për lirinë lëvizjes dhe qarkullimit për qytetarët  për tërë Republikën e Kosovës. Kjo sepse tani me numëra rendor të letërnjoftimeve (të thuash si në llotari) qytetarët e kanë kohën dhe orën e tyre të definuar, për të dalur, dhe lëvizin për të i kryer nevojat e domosdoshme shtëpiake dhe elementare.

Pra kjo është absurdi i llojit të vet, dhe deri më tani i pandëgjuar, dhe aq më tepër i pa aplikuar si masë nga shtetet të tjera, që janë edhe me numër më të madh popullatësh, e me të cilet në kohë te njëjte bashkërisht jemi në betejen e luftës me këtë viurs.Mjafton të bëjmë vetëm një krahasim, atë me shtetin e Turqisë, pra një shtet që ka mbi 80 milion banor, e me dyndje të madhe të njerzve e të biznesve, dhe po ashtu edhe me numër më të shumëfishtë të rasteve të qytetarëve të prekur nga virusi Covid, të mos e mer një masë të tillë që kufizon lëvizjen e lirë nëpermjet letërnjoftimeve si ajo e shtetit të Kosovës, cila më pak se 2 milion banor, më pak raste të prekura nga ky virus, e më pak dyndje në levizjen e kapitaleve dhe shërbimeve, tani të vendosi, që lëvizja e lirë të rregullohet me numër të letenjoftimeve, dhe atë me oraret që ata vet na i kanë përcaktuar.Kjo është absurd i skajshëm.Sepse me këtë masë radikale, që e ka  vendosur qeveria, poashtu kjo nuk përkon edhe me realitetin, dhe logjikën racioanale.

Kjo atë kuptim, ngase me numëra të letërnjoftimeve të disa qytetarëve (që mund të quhet pë ata edhe si “fat në llotari”), koha për të dalur, e për të i kryer nevojat ushqimore, dhe elementare i’u ishte caktuar në orët e mëngjesit, e që për atë kohë nuk janë të hapura marketet, apo lokalet ushqimore, apo për disa qytetar të tjerë atyre i’u kishte ra llotaria ne oraret e vonshme të mesnatës që asnjë lokal apo market nuk është në funksion.Pra kjo masë leje që është radikale, edhe jologjike, aq më tepër është edhe anti- kushtetuese dhe jo ligjore.

Sepse me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli anti-kushtetues vendimin paraprak të qeverisë për masën e kufizimit të lirisë, ajo në arsyetimin e shpjegimeve dhe sqarimeve, kishte nënvizuar se për një gjë të tillë, pra kur bëhet fjalë për kufizim e qarkullimit të lirisë për qytetarët, që vlen për tërë teritorin e Kosovës, atë mund t’a bëjë vetëm Kuvendi i Republikës së Kosovës, dhe jo qeveria apo ndonjë resor drejtorie, të vendosi me akte administrative, për tërë teritorin e Kosovës, me masa tani edhe më

skandaloze me metodën e letërnjoftimeve, që neve të na e përshkruajnë, programim e mëngjesit dhe atë të mbrëmjes.Në cilesin e avokatit, konsideroj se nuk do të ketë dyshim, se qështja si kjo me tu ngritur në Gjykatën Kushtetuese, ajo menjëher do të vlerësohet dhe shpallet anti-kushtetuese, ne veqanti nga aspekti procedural dhe procesi i ligjshmërise së kësaj mase.Pra duhet të dimë, që ështe kuvendi ai kur vendos për qështjet madhore të vendit, është kuvendi i cili është mishërim i popullit, pra është populli që ata i ka përzgjedhur për të i përfaqësuar, e aq më tepër është edhe vlerë demokratike të ndegjohen, dhe të parashtrohen mendime dhe kundërshtime edhe nga të tjerët, dhe në fund kuvendi në mënyre demokratike, nëpermjet votës me shumicë të i kalonë qështjet e tilla.

Shkruan: Gent GJINI

Leave a Reply