Kosova përfiton 100 milionë euro nga fondi 3 miliardësh i Komisionit Evropian për luftimin e Covid-19

0
436

Komisioni Evropian i ka ndarë 3 miliardë euro për të luftuar koronavirusin.

Nga ky fond do të përfitoj edhe Kosova me 100 milionë euro.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Vladis Dembrovskis.

“Shtete përfituese të propozimit 3 miliardësh të Komisionit Evropian për koronavirusin janë Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Gjerogjia, Jordania, Kosova , Moldavia, Mali i Zi, Tunizia, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina”.

Këto mjete do të përdoren më së shumti në fushat ku shtetet kanë më së shumti nevojë në luftën me Covid-19, sidomos në sistemin shëndetësor.

Leave a Reply