Kosova nuk rrezikon nga ndonjë valë e re e pandemisë

0
632

Kosova nuk rrezikon nga ndonjë valë e re e pandemisë.

Janë disa indikatorë të cilët shkojnë në drejtim të asaj që po them:
-numri i madh i te vaksinuarve një shifër e cila me dozën e parë kap diku rreth 70% ndërsa me dozën e dytë diku rreth 65%.
-numri i madh i personave qe kanë kaluar sëmundjen dhe imuniteti natyral që ata kanë(titri i IgG ende i lartë edhe mbas 18 muajsh).
-numri i vogël i rienfeksioneve(gjatë valës se gushtit dhe shtatorit nëpër spitale dhe klinika ka pasur me mija pacient të hospitalizuar por shumë rrallë raste me reinfeksion).
-edhe pse fëmijët tani janë janë popullata më e rrezikuar për shkak të mos vaksinimit ata fatmirësisht edhe pse kanë qenë të prekur nga varianti delta e kanë kaluar sëmundjen shumë lehtë.

Edhe pse pandemia ne Evropë është mjaftë e theksuar në numër unë po mendojë se me angazhimin e boshtit Ministri shëndetësi -IKSHP dhe kujdesit parësorë shëndetësor do të minimizohet rreziku i një vale të re të pandemisë.

Ai 30-40% i cili po heziton ta vaksinohet duhet ta kryeje obligimin e vetë qytetar,popullata duhet ti respektoje masat e mbrojtjes ndaj kësaj sëmundje në mënyrë që Kosova të bëhet shembull për popullin e sajë dhe të përmendet për të mirë në botë. Megjithatë ne si menaxher i QKMF i kemi bërë të gjitha përgatitjet për tu përballur nga kjo pandemi e cila për fat të keq ka marrë edhe shumë jetë edhe në Kosovë.

Shkruan: Xhevat ELEZKURTAJ

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply