Korisha del nga karantina

0
607

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Korisha e Prizrenit ka dal nga karantina, e cila ishte futur dy javë më herët për shkak të identifikimit të një personi me COVID-19.

Lajmin për daljen nga karantina e ka dhënë edhe drejtori i shëndetësisë pranë Komunës së Prizrenit, Visar Shehu, i cili i ka falënderuar të gjithë banorët e këtij fshati për respektimin e masave.

“Ministria e Shëndetësisë sapo na informoi që fshati Korishë tanimë ka dalur nga zona e karantinuar.

Një falenderim i madh i takon shtabit emergjent të fshatit Korishë, që përmes bashkëpunimit u menaxhua situata ashtu si është më së miri. Po ashtu i falenderoj të gjithë banorët e fshatit të cilët duke respektuar masat e karantinimit kanë bërë të mundshëm tejkalimin e shpejt të kësaj periudhe.

Por duhet theksuar që dalja nga karantinimi nuk do të thotë tejkalim i rrezikut. Sepse virusi ende është dhe kujdesi edhe pas daljes nga karantina duhet të jetë maksimal!
Respektoni masat, rrini në shtëpi, na lehtësoni punën.
Shëndet!”, ka thënë Shehu./04 Online

Leave a Reply