Koordinatori i PDK-së në Prizren, Jeton Bytyçi, e quan amater në politikë Kryetarin e Komunës

0
41

Koordinatori i PDK-së në Prizren, Jeton Bytyçi, e ka quajtur amater në politikë Kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Bytyçi në një shkrim në profilin e tij në facebook ka bërë me dije se Haskuka po tregohet amater në politikë, më saktësisht në menaxhimin e problemeve të Komunës së Prizrenit.

Si më poshtë e gjeni edhe reagimin e plotë dhe pa ndërhyrjen tonë:

“Në emisionin e fundit para 1 dite, të “kryetarit” të komunës së Prizrenit, në emisionin Puls të KTV-së, i pari i komunës tregohet shumë amater politik, në mos-menaxhimin e problemeve të komunës sonë.

“Kryetari” i komunës vet e pranon që ka dështime, sa i sinçert po deklarohet, sepse po e pranon që ka dështime në sport, dështime në arsim, ku 3 herë e ka shpallë konkursin për drejtorë dhe zv.drejtorë për shkollat fillore dhe të mesme, i cili edhe tërthorazi e pranon që subjekti në koalicion Nisma, ka punësu shumë militantë të vet, dhe rrjedhimisht premtimet për de-politizim në arsim, po dalin të jenë premtime boshe.

Gjithashtu “kryetari” e pranon që në shërbime publike ka dështime dhe kthim prapa, sepse Prizreni i vlerësuar nga GIZ, si qyteti më i pastër në Kosovë në mandatin e kaluar të udhëhequr nga PDK-ja, sot është qyteti më i papastër, si pasojë e udhëheqjes nga të dështuarit në politikën prizrenase.

Dhe për më shumë për t’u habit është qëndrimi dhe prononcimi i tij publik, dhe deklaratat e tij skandaloze, ku tërë fajin për dështimet e tij, tenton t’ia hedh PDK-së, e cila sot është në opozitë, duke u viktimizuar, dhe duke e sulmuar një institucion jopolitik, sepse sipas tij OSHP-ja po e bllokon punën e tij, në të gjitha projektet e komunës. Po mendon që populli i ha këto fore dhe arsyetime të tilla banale, karrshi dështimeve të tij në të gjitha sferat dhe rrjedhat normale.

Nëse eventualisht këtu rezulton diqka e vërtetë, atëherë “kryetari” këto deklarata do të duhej t’i bënte fillimisht në gjykata dhe prokurori e jo në emisione televizive, dhe të jepte shembull si i pari i komunës për drejtësinë, para opinionit.
Përndryshe si njoftim për opinionin publik, “kryetari” i komunës së Prizrenit, disa herë ka bërë ndërhyrje direkte në mënyrë flagrante, në organin e prokurimit në Prizren, siç ishte rasti i komunikimit të tij me zyren në fjalë, duke e urdhëruar se si të vepron tek projekti më kapital për Prizrenin rreth rastit të teleferikut.

Për fund: zgjidhja e vetme për Prizrenin është shkuarja në zgjedhje të parakohshme, sepse koalicioni jo-parimor me keq-qeverisjen e saj, po i thellon dita e ditës dështimet, dhe po u’a humb shpresën qytetarëve të komunës sonë për të jetuar dhe vepruar në Prizren”, ka shkruar Bytyçi./04online.info

Leave a Reply