Komuna e Prizrenit përfiton 277 mijë euro nga MMPH-së, pritet të realizohet projekti për ndërtimin e ujësjellësit në fshatin Gjonaj

0
45

Është nënshkruar marrëveshja mes Komunës së Prizrenit dhe Ministrisë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për projektin e ndërtimit të ujësjellësit për fshatin Gjonaj.

Marrëveshja është nënshkruar nga Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe Ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi. Me këtë rast, Komuna e Prizrenit do të përfitojë 277 mijë euro për realizimin e këtij projekti.

“Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ministrin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, për projektin e ndërtimit të ujësjellësit në fshatin Gjonaj.

Nga kjo marrëveshje, Komuna e Prizrenit sivjet do të përfitojë 277,000.00 euro për realizimin e këtij projekti, i cili do të ndikojë drejtpërsëdrejti në përmirësimin e furnizimit me ujë të fshatrave nga rajoni i Hasit”, njofton Komuna e Prizrenit./04online.info

Leave a Reply