“Komuna e Prizrenit ndërton kundërligjshëm, LDK në Prizren njofton për ngritje të kallëzimeve penale”

0
169

Sot, Dega e LDK-së në Prizren ka mbajtur konferencë për media në të cilën ka ngritur një sërë çështjes lidhur me keq menaxhimin e taksave të qytetarëve të Komunës së Prizrenit nga ana e pushtetit aktual, thuhet në komunikatën e LDK-së dërguar mediave, transmeton 04 Online.

“Theks të veçantë patën keq menaxhimet tek investimet kapitale. Për LDK-në është e papranueshme dhe e dënueshme kultura abuzive e qeverisjes aktuale ne Prizren. Nisja e punimeve në projektet e planifikuara si investime kapitale publike PA LEJE ndërtimore, sipas LDK-së në Prizren, tashmë janë bërë përditshmëri e shëmtuar e qytetit dhe komunës.
Me këtë rast z. Selmanaj, kryetar i degës tha: “ Ju kujtojmë se sipas ligjeve në fuqi, Komunat përmes inspektorateve kanë detyrim dhe mandat ligjor që të kujdesen që të mos lejojnë ndërtime pa leje nga askush, pra as nga personat privat dhe aq më pak nga personat juridik. Kurse në qytetin dhe komunën tonë po ndodh krejtësisht e kundërta, pikërishtë autoritetet komunale janë ato që po shkelin ligjet dhe procedurat e nevojshme duke filluar ndërtimin e objekteve pa leje ndërtimore paraprake të lëshuara nga institucionet kompetente. Po ashtu sipas mandati ligjor, Drejtoria e Inspektoratit ka detyrim që në rastin kur i ndalon punimet, është e obliguar sipas detyrës zyrtare që të ngrisin kallzime penale kundër ndërtuesve pa leje. Deri në këto momente kur po flasim ne nuk kemi asnjë informatë që Drejtoria e Inspektorateve e ka bërë një gjë të tillë”.
Tutje ai renditi drejtoritë e identifikuara për përfshirje në këto aktivitetë të kundërligjshme siç janë: Drejtoria e shëndetësisë, ku pa leje ndërtimore kanë nisur punimet në anekset e QKMF-ve në: Zhur, Lagjen Dardania, Gjonaj dhe Lubizhd të Hasit; Drejtoria e arsimit dhe shkencës, ku pa leje ka filluar ndërtimi i Qerdhes në lagjen Tusuz, aneksi në SHFMU “ Heronjët e Lumës” në Vërmicë dhe aneksi i Gjimnazit “ Gjon Buzuku” në Romajë. Në veçanti për ndërtimin e fundit, me datë 01.11.2023, Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prizrenit, ka aplikuar për leje ndërtimore me numër protokolli 04-353/01-0154682/23, kurse sipas fakteve dhe provave të siguruar nga rrejtët sociale kryetari i komunes ka publikuar në rrjetin e tij në facebook me datë 29.07.2023 për punimet e këtij objekti, e që sipas këtij shkrimi konfirmohet nga vet zyrtarët komunalë se punimet kanë filluar ende pa aplikuar për leje ndërtimore.; Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, po ashtu pa leje ka filluar ndërtimin e “ Qendrës së Rinisë” po në fshatin Romajë. Kjo praktikë ka vazhduar më pas edhe me dy drejtori tjera si Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik ku pa leje ka filluar ndërtimi i Qendrës për Punë Sociale në lagjen Tusuz, respektivisht kanë nisur investime në pronat të cilat janë nën menaxhimin e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, pa u paisur me leje paraprake.
Sipas z. Selmanaj: “ Veprimet e tilla të drejtorive komunale nuk mund të cilësohen ndryshe pos keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe abuzim me pushtetin. Logjika anarkike dhe mos respektimi i ligjeve dhe procedurave janë të dënueshme me të gjitha ligjet e aplikueshme në vend. Këto veprime janë të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës përkatësisht me nenin 360 paragrafi 1 “Punime ndërtimore të kundërligjshme”.
Andaj në funksion në mbrojtjes së parasë publike dhe kujdesit maksimal në realizmin e investimeve kapitale në përputhje të plotë me ligjin, LDK dega në Prizren njoftoj me këtë rast se do të ngris kallzime penale ndaj drejtorave të këtyre drejtorive, pranë Prokurorisë Themelore në Prizren, në Departamentin e Përgjithshëm.
Përveç çështjes së lartcekur, z. Selmanaj në konferencë ngriti edhe çështjen e Kontratës Publike Kornizë me nr. 622-23-5530-2-1-1/C1194, cilën me 10 gusht 2023 në emër të Kuvendit Komunal të Prizrenit, Kryetari Shaqir Totaj e ka nënshkruar me një Grup të Operatorëve Ekonomik si: lnstitutin e Shkencës dhe i Teknologjisë “lnsi” SH.P.K me seli në Prishtinë dhe Avokaten Albulena Ukimeraj SH.P.K. po ashtu me seli në Prishtinë. Kjo kontratë është nënshkruar për shërbimet në vijim: Ofrimi i shërbimeve profesionale të konsulencës në fushën e planifikimit strategjik, zhvillimit organizativ efektiv, transformimin e burimeve njerëzore, menaxhimin e ndryshimeve dhe trajnimi i personalizuar.Ka hyrë në fuqi me 14.08.2023 me kohëzgjatje prej 36 muajsh, me vlerë totale prej 300.000 euro.
Për rastin e kontratës në fjalë z. Selmanaj ngriti tri pyetje të cilat duhen ven re me patjetër: “ E para – Nga kush dhe si janë përcaktuar nevojat e Komunës së Prizrenit për shërbimet e tilla? E dyta – Cila është biografia e këtij Grupi të operatorëve dhe si është bërë përzgjedhja në procedurat e prokurimit? Cilat janë kapacitetet profesionale të këtij grupi të operatorëve për ofrimin e shërbimeve të lartëcekura? Qfarë lidhje ka profesioni i avokatisë në ofrimin e këtyre shërbimeve? dhe E treta – Shuma tejet e lartë prej 300.000 mijë eurove që Kuvendi Komunal si Autoritet Kontraktues ka marr obligim ti paguaj për ofrimin e këtyre shërbimeve brenda periudhës 36 mujore.”
Pas elaborimit të këtyre dy çështjeve me rëndësi për Komunën e Prizrenit, z. Selmanaj në emër të degës së LDK-së të cilën e kryeson dhe në funksion të zbardhjes së shpenzimit të secilit cent të parasë së qytetarëve të Prizrenit, ftoj organet hetuese të trajtojnë këto çështje respektivisht procesin e prokurimit për kontratën kornizë.
Krejt në fund z. Selmanaj theksoj “ Në ditët në vijim LDK do të publikoj dhe do të denoncojë edhe kontratat dhe qështje tjera që lidhen me logjikën e papërgjegjshme qeverisëse nga autoritetet komunale në Prizren. Dega e LDK-së në Prizren shpreh përkushtimin e saj të fuqishëm për kujdesjen dhe monitorimin e shpenzimit të taksave të qytetarëve të Prizrenit. Prizreni meriton qeverisje tjetër. Prizreni meriton zhvillim.””, thuhet në komunikatën e LDK-së në Prizren./04 Online

Leave a Reply