Komuna e Prizrenit lanson faqen psikologjike për pandeminë COVID-19

0
412
Foto: Arkiva - Komuna e Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se është lansuar shërbimi që për qëllim ka përballjen me pandeminë COVID-19, nga faqja “shendetimendor.uni-pr.edu”.

Sipas Haskukës kjo faqe ofron video edukuese psikologjike për shëndetin mendor.

“Sot u lansua edhe një tjetër shërbim për t’u përballur me pandeminë COVID-19, Komuna e Prizrenit ka mbështetur Departamentin e Psikologjisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, në përgaditjen e faqes: shendetimendor.uni-pr.edu

Faqja ofron video edukuese psikologjike për shëndetin mendor gjatë pandemisë COVID-19.

Masat e marra si kufizimi i lëvizjes, mungesa e kontakteve sociale, ndryshimi i rutinës ditore dhe frika nga e panjohura, mund të shkaktojnë potencialisht parehati të përgjithshme, që mund të manifestohet me stres dhe ankth, prandaj kjo faqe për t’a lehtësuar ballafaqimin.

Departamenti i Psikologjisë në bashkëpunim me studentët ideuan dhe realizuan, ku qytetarët mund të marrin informata praktike përmes videove psikoedukuese për gjendjet e caktuara të shëndetit mendor si stresi apo ankthi dhe në të njëjtën kohë të informohen se si mund të ballafaqohen me ato në kushte shtëpie.

Bashkëpunimi ndërinstitucional është më se I domosdoshëm në luftimin e pandemisë COVID-19 prandaj falënderoj profesorët dhe studentët e Departamentit të Psikologjisë për punën e shkëlqyer!”, ka thënë Haskuka./04 Online

Leave a Reply