Komuna e Prizrenit jep detaje për lëvizjen e qytetarëve dhe pajisjen e bizneseve e fermerëve me leje

0
667
Foto: Arkiva - Komuna e Prizrenit

Komuna e Prizrenit ka dalë edhe me një sqarim shtesë për qytetarët rreth lëvizjes brenda dhe jashtë qytetit.

Në këtë njoftim janë ofruar të dhëna shtesë edhe për pajisjen e bizneseve me leje jashtë Komunës së Prizrenit, pajisjen e fermerëve brenda dhe jashtë komunës.

“NJOFTIM ME RËNDËSI për lëvizjen jashtë kufizimeve!

𝗟𝗲̈𝘃𝗶𝘇𝗷𝗮 𝗲 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗯𝗿𝗲𝗻𝗱𝗮 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗣𝗿𝗶𝘇𝗿𝗲𝗻𝗶𝘁:
Të gjithë qytetarët që për ndonjë arsye të qëndrueshme duhet të lëvizin jashtë kufizimeve, duhet të aplikojnë për lejet online në e-mail adresën e Shtabit Emergjent Komunal shtabiemergjent.kpz@gmail.com, ndërsa për sqarime të nevojshme mund të kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve në numrin 0800 19 200 apo duke shkruar në Viber & WhatsApp në numrin +383 45 119 200.

𝗟𝗲̈𝘃𝗶𝘇𝗷𝗮 𝗲 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗷𝗮𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗣𝗿𝗶𝘇𝗿𝗲𝗻𝗶𝘁:
Për lëvizje jashtë komunës (hyrje-dalje në komunë) qytetarët duhet të aplikojnë online në e-mail adresën e Shtabit Emergjent Komunal shtabiemergjent.kpz@gmail.com, ndërsa për sqarime të nevojshme mund të kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve në numrin 0800 19 200 apo duke shkruar në Viber & WhatsApp në numrin +383 45 119 200. Çdo kërkesë për leje jashtë Komunës përcjellet për aprovim te Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administrates Publike. Pas çdo aprovimi, palët njoftohen nga Komuna.

𝗣𝗮𝗷𝗶𝘀𝗷𝗮 𝗲 𝗯𝗶𝘇𝗻𝗲𝘀𝗲𝘃𝗲 𝗺𝗲 𝗹𝗲𝗷𝗲 𝗯𝗿𝗲𝗻𝗱𝗮 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗣𝗿𝗶𝘇𝗿𝗲𝗻𝗶𝘁:
Të gjithë operatorët ekonomikë esencialë duhet të aplikojnë për lejet të cilat lëshonen online në sistemin e ATK-së https://meptinis.rks-gov.net/Page.aspx?id=1%2C3%2C894. Kjo vlen për të gjitha veprimtaritë esenciale sipas kësaj liste: https://docs.google.com/…/1sW5kdwZnBXH3b9fo8SS2oHIs_j…/edit…)

𝗣𝗮𝗷𝗶𝘀𝗷𝗮 𝗲 𝗯𝗶𝘇𝗻𝗲𝘀𝗲𝘃𝗲 𝗺𝗲 𝗹𝗲𝗷𝗲 𝗷𝗮𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗣𝗿𝗶𝘇𝗿𝗲𝗻𝗶𝘁:
Për lëvizje jashtë komunës (hyrje-dalje në komunë) operatorët ekonomikë duhet të aplikojnë online në e-mail adresën e Shtabit Emergjent Komunal shtabiemergjent.kpz@gmail.com, ndërsa për sqarime të nevojshme mund të kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve në numrin 0800 19 200 apo duke shkruar në Viber & WhatsApp në numrin +383 45 119 200. Çdo kërkesë për leje jashtë Komunës përcjellet për aprovim te Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administrates Publike. Pas çdo aprovimi, palët njoftohen nga Komuna.

𝗣𝗮𝗷𝗶𝘀𝗷𝗮 𝗲 𝗳𝗲𝗿𝗺𝗲𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗺𝗲 𝗹𝗲𝗷𝗲 𝗯𝗿𝗲𝗻𝗱𝗮 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗣𝗿𝗶𝘇𝗿𝗲𝗻𝗶𝘁:
Të gjithë fermerët e komunës së Prizrenit për veprimtaritë esenciale valide duhet të kenë lejet e lëshuara nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (veprimtaritë esenciale bazohen sipas NIF kodeve të fermerëve)

𝗣𝗮𝗷𝗶𝘀𝗷𝗮 𝗲 𝗳𝗲𝗿𝗺𝗲𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗺𝗲 𝗹𝗲𝗷𝗲 𝗷𝗮𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗣𝗿𝗶𝘇𝗿𝗲𝗻𝗶𝘁:
Për lëvizje jashtë komunës (hyrje-dalje në komunë) fermerët duhet të aplikojnë online në e-mail adresën e Shtabit Emergjent Komunal shtabiemergjent.kpz@gmail.com, ndërsa për sqarime të nevojshme mund të kontaktojnë në Qendrën e Thirrjeve në numrin 0800 19 200 apo duke shkruar në Viber & WhatsApp në numrin +383 45 119 200. Çdo kërkesë për leje jashtë Komunës përcjellet për aprovim te Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administrates Publike. Pas çdo aprovimi, palët njoftohen nga Komuna.

Lëvizja e lirë vlen edhe për listën e profesioneve esenciale sipas listës së mëposhtme të MPBAP-së. Profesionet /kategoritë e mëposhtme nuk kanë nevojë për leje, por vetëm duhet të posedojnë dokumentet zyrtare të institucioneve përkatëse.

– Profesionet shëndetësore
– Bashkëpunëtorët shëndetësor
– Barnatoret, sipas orarit të kujdestarisë
– Funeralet
– Kryeqi i kuq
Sektori i sigurisë
– Policia, IPK
– Ushtria
– AKI
– AME
– Kompanitë e sigurimit fizik (private)
– Aviacioni: AShNA, AACK, Aeroporti
– Inspektoratet qendror dhe lokal
– Shërbimi korrektues (gardianët)
Shërbimet Publike
– Pastrimi, mirëmbajtja, DDD (publike dhe private)
– KEK, KEDS, KOSTT, KESCO, ujësjellës-kanalizim, Telekomi, Posta, Interneti
– Media, TV, radio, portale
– Institucione financiare
– Miniera
– Transporti i zyrtarëve (jo i udhëtarëve)
– Transporti i mallrave
Administrata
– Stafi esencial i administratës qendrore
– Stafi esencial i administratës komunale
Trupa diplomatike
– Kompanitë e prodhimit, transmetimit të shpërndarjes së energjisë dhe ate vetëm për ekipet e veçanta për mirëmbajtje të domosdoshme të intervenimeve
– Ndërmarrjet e ujësjellësve regjionale dhe ate vetëm për mirëmbajtje të domosdoshme të intervenime
– Kompanitë e komunikimeve elektronike dhe kompanitë e tjera që operojnë në këtë fushë dhe ate vetëm për ekipet e veçanta për mirëmbajte të domosdoshme të intervenimeve
– Kompanitë e menaxhimit të deponive, pastrimit, mirëmbajtjes, higjienës e të dezinfektimit të rrugëve, shesheve e ndërtesave”, thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës./04 Online

Leave a Reply