Komandant Hajni

0
896

Rrugët sot janë bosh
Njejt si zemrat tona
Aty nuk gjen më dashuri
Buron veç urrejta.

Sa të mirë e të dashur
Jem për qëllime t’fshehta
I zgëdhihemi dhe pulës
Kur na duhet veza.

Mashtrimin e kem synim
Për qëllime tona
Krahun ja rrehim hajnit
Heshtim edhe kur na e pin gjakun.

Gjakpirsit i përkulemi në ditët e randa
Kur na vije tek dera me disa dhurat
Që i ka ble me para të vjedhura
E neve na nxjerr në foto për hesape t’veta.

Sa të lig jemi as vet se kuptojmë
Shitemi për as gjë që hajnat t’fitojnë
Ne bukën e gojës në bërllog e lypim
E qenit të tyre i tepron dhe mishi.

Kurgjo nuk është pandemia
Se çka është mjerimi
Kur njeriu pranon t’sundohet nga i ligi
Që forcën e ligjit e bazon tek llastiku.

Llastik na u ka bo trupi
Llastik edhe kurrizi
Asnjëri nuk rrim në këmb
Pa na thonë komandant hajni.

Kam edhe shumë me thonë
Por, më s’po e zgjati
Ju për vete e keni
E unë s’kam pse plasi.

Shkruan: Abdullah V. THAÇI

Leave a Reply