Kohë pa kohë…

0
63

Tani pa doreheqjes së z Haradinajt, gjithëçka është befasi , madje edhe vet partia e Haradinajt u nxu në befasi.

Tani ka teori fjalë e skenare të ndryshme sigurisht që për ARDHJEN në Pushtet. Të tillë ende prokalmojnë luftën, të tillë paqen e ca të tjerë bashkimin me Shqipërinë. Tashmë edhe lufta në mes të ashtëquajturëve ‘socialë’ e liberalë ka startuar deri në daljen e rezultateve, pasi që në fund secila ideologji,qëndrim e parim(po patë diçka të tillë) zhduket, të gjitha shkrihen në një PUSHTET. Egoja e pushtetit për partitë politike është normale pasi që në fakt ato janë krijuar po për këtë gjë, por metodat dhe mjetet që shfrytëzojnë për të arritur atë janë aspak demokratike e aspak të shëndosha.

Kompleksimi i qëndrimit në opozitë e që cila do duhej të ishte “Qeveri në Hije” , ka degraduar skenën politike. Lufta e pushtetit është normale, por jetësimi i qëndrimeve të opozitës shpeshëherë sovranin e vendos në përkrahje e qe besa edhe në rrugë. Kosova ka kapituj të hapur tash e njëzetë vite e të cilët ende nuk po arrin t’i përmbyllë, jo mbi faktin se nuk po munden por se nuk duan.

Një popull të cilin e kanë gënjyer, e kanë qorruar e djegur me gënjeshtra,intriga e pazare të cilat e kanë krijuar një momentum të njejtë të ikjeve masive , si në fillim vitet e 90’ta. Kosovarët luftuan për tokën e tyre,për dinjitetin e tyre , bagëtitë e tyre e sot toka është ‘sarrnishtë (pa punuar) , bagëtitë nuk kemi , dinjitetin na kanë nëpërkëmbur, e rezultat vjen ekzodi(emigrimi ilegal e legal). Asht shumë interesante se konfirmimi i ripërsëritjeve të historive vazhdon në Kosovë, i tillë është edhe momentumi politik në Kosovë. Qëndrimet, polarizimet momentale, aventurat e Presidentit, integrimet ,Marrëveshja me Serbinë mund të riprodhojë të njëjtin epilog sikur të 2001’tës.

Problemet e brendshme të Kosovës nuk mund të rrumbullaksohen me vendime të sekserëve dhe deputetëve “prostitucionalë”, por vendimet vijnë nga një klasë politike që ka ndërgjegje dhe ka përgjegjësi. I tillë është momentumi e tillë është koha, pra kohë pa kohë. Bota evulon përderisa figurat në Kosovë mbesin të njejtë. Andaj ndryshimi radikal është më se i rëndësisëm për sot nesër dhe pasnesër.

Shkruan: Kreshnik KOKOLLARI

Leave a Reply