Klubi i Mundjes “Kolosi” nga Prizreni, fiton 4 medalje e 1 kupë në Turneun Memorial Ndërkombëtar në Maqedoninë e Veriut

0
517

Klubi i Mundjes “Kolosi” nga Prizreni po vazhdon të shkelqejë në secilin turne ndërkombëtarë.

Nën udhëheqjen e trajnerit shumë të suksesshëm, Sadik Ferati, ky klub ka filluar ti kapë majat e suksesit. Janë edhe dy trajnerët e suksesshëm, Besim Kurtaj e Diamant Berisha, që janë duke e bërë më të mirën në klubë së bashku me Sadikun.

Si rrjedhojë, në Turneun Memorial Ndërkombëtar të mbajtur në Shkup të Maqedonisë Veriore, KM “Kolosi” ka arritur që të fitoj katër medalje dhe një kupë. Në këtë turne, Dior Zogaj është shpallur mundësi më i mirë i turneut nga jashtë./04 Online

Leave a Reply