Kjo është arsyeja pse Messi ka udhëtuar në Itali

0

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka udhëtuar për në Itali për të vizituar nutricistin e tij, Giuliano Poser, derisa ka marrë pushim nga trajneri Ernesto Valverde
31 vjeçari i beson shumë Poser, i cili është udhëzues i tij për dietë një gjë që ka ndikuar që ai të këtë edhe performanca të mira në fushë.

Messi, i cili po ashtu e kishte fotografuar veten në avionin e tij privat në rrjetet sociale, ka kërkuar ndihmën e tij derisa po kërkon që ti zgjedh disa probleme muskulore dhe të vjellat që i kishte pasur dy sezone me parë.

Metoda e Poser-të cilën gjë ai e kishte shpjeguar në një intervistë-konsiston në marrjen e energjisë maksimale për muskujt e sportistëve, punën individuale, parandalimin e lëndimeve dhe tipa të tillë të ushqimit.

Disa lojtar të Argjentinës janë trajtuar nga duart e këtij nutricisti për disa vite.