Kida dhe Dafina publikojnë “Luje belin”, klipi s’i lë vend imagjinatës (VIDEO)

0
414

Ende pa filluar mirë sezoni veror, janë paralajmëruar shumë bashkëpunime.

Një nga shumë ato bashkëpunime tashmë është publikuar, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për Kidën dhe Dafinën dhe këngën e tyre “Luje belin”.

Dy artistet e njohura kishin ditë prej kur e kanë paralajmëruar këtë projekt, dhe pas mesnatës është publikuar.

Të dy këngëtarët paraqiten në skenë tepër të guximshme dhe flirtuese.

Kënga nuk është ritmike por është një pop i lehtë, e që flet për fuqinë e femrës për të qenë e pavarur.

Kjo nuk është hera e parë që Dafina realizon këso këngësh të guximshme, ku ka skena që nuk i lënë vend imagjinatës.

Leave a Reply