Kiarës dhe Luizit i mbeti qejfi me të, Efi: Unë prapë i dua dhe dua ta fitojë ai

0
172

Banorët në BBVA sot janë pyetur se kush mendojnë që do të shkojë më larg në garën e Big Brother mes Kiarës dhe Luizit.

Shumica e banorëve kanë përzgjedhur Kiarën si më favorite, teksa Luizi ka ironizuar duke thënë se banorët kanë shumë humor.

Për të njëjtën pyetje është pyetur edhe Efi, e cila ka deklaruar se duke marrë parasysh debatet gjatë javës së kaluar, nuk ka “hatërmbetje”.

“Nuk jam e hidhëruar me ta, edhe pse ata mund të jenë hidhëruar me mua. Unë dua që të dy të shkojnë deri në finale, por kuptohet besoj se Luizi do ta fitojë Big Brother”, ka thënë Efi.

Gjatë javës së kaluar, Kiara ka pasur një avantazh ku është njoftuar me informacione nga jashtë, ku kishte edhe deklarata kundër lidhjes së saj me Luizin.

Ndërkaq, në Prime-n e sotëm të Big Brother VIP Albania, është diskutuar se si kanë ndikuar këto informacione nga jashtë. Kiara ka deklaruar se nuk e ka pritur një afërsi të tillë të Luizit.

Leave a Reply