KFOS dhe rrjeti i fondacioneve të shoqërisë së hapur nga zyra qendrore në New York sigurojnë përkrahje materiale për personat e privuar nga liria në Kosovë!

0
394

Në kohën kur thuaja të gjitha vendet e botës po përballen me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19 dhe në kohën kur më së shumti e pësojnë grupet e margjinalizuara me një varfëri skajshmërisht të madhe janë vënë në veprim oganizatat bëmirëse, fondacionet dhe mekanizmat tjerë përkrahës që ta bëjnë sa më të lehtë kalimin e kësaj faze.

Fondacioni i Kosovës për Shqoqëri të Hapur , sidomos pas përfundimit të luftës , në vazhdimësi ka përkrahur OJQ-të që merren me grupet e margjinalizuara dhe në këtë kontekst ka përkrahur edhe KMDLNj-në. Pas shpërthimit të pandemisë e shkaktuar nga COVID-19, KFOS, bashkë me KMDLNj-në ka aplikuar tek Rrjeti i Fondacioneve të Shoqërisë  së Hapur nga Zyra Qendrore në New York me një projekt për intervenim humanitar për personat e privuar nga liria, ata që janë liruar gjatë kohës së pandemisë apo që do të lirohen sikur edhe për familjet e tyre që janë në gjedje të vështirë ekonomike.

Projekti i realizuar që do të përkrahet nga KFOS dhe Rrjeti i Fondacioneve të Shoqërisë  së Hapur nga Zyra Qendrore në New York e që do të realizohet nga KMDLNj parasheh përkrahje humanitare materiale për të burgosurit dhe familjet e tyre ashtu siç ka propozuar KMDLNj.

Saktësisht 185 familje apo të dënuar do të përfitojnë nga 170 euro ($) çdo muaj për tre (3) muaj që nënkupton se përkrahjen për të dënuarit dhe familjet e tyre të siguruar nga KFOS dhe Rrjeti i Fondacioneve të Shoqërisë  së Hapur nga Zyra Qendrore në New York është 94,350.00euro ($).

KMDLNj është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Drejtësisë, Shërbimin Korrektues të Kosovës, Shërbimin Sprovues të Kosovës dhe drejtorët e Qendrave të Paraburgimit dhe Qendrave Korrektuese si partnerë të KMDLNj-së të aktiviteve monitoruese për personat e privuar nga liria.

Kriteret kryesore të përfituesve janë: gjendja ekonomike e të dënuarve dhe familjarët e tyre, natyra e veprës, mosha dhe numri i antëtarëve të familjes. Si përfitues do të jenë të dënuarit dhe familjet e të gjitha përkatësive etnike (pa bërë asnjë dallim), femrat e dënuara dhe të miturit.

Pasi të bëhet lista me 185 përfitues mjetet e siguruara nga KFOS dhe Rrjeti i Fondacioneve të Shoqërisë  së Hapur nga Zyra Qendrore në New York do të derdhen në xhirollogaritë bankare e atyre që e kanë këtë të drejtë.

KMDLNj e vlerëson si përkrahje të jashtëzakonshme për të dënuarit dhe familjet e tyre sigurimin mjeteve financiare nga KFOS dhe Rrjeti i Fondacioneve të Shoqërisë  së Hapur nga Zyra Qendrore në New York me të cilat do të mbulojnë një pjesë të shpenzimeve për tre (3) muaj për pagesën e qirasë, rrymën dhe shërbimet e tjera komunale si dhe ushqim të domosdoshëm e që do të ndikojë në procesin e integrimit të tyre deri sa nuk sigurohet një zgjidhje e qëndrueshme. Shuma e caktuar është në lartësi të shumës që Qeveria e Kosovës ka ndarë si kompensim për të punësuarit që nuk punojnë në kohën e pandemisë.

Leave a Reply