KFOR-i ngushëllon për vdekjen e punëtorit të Bondsteel-it: Po i gjurmojnë kontaktet

0
311

Komanda Rajonale Lindore e KFOR-it përmes një komunikate për media ka shprehur ngushëllime për vdekjen e punëtorit 70-vjeçar të kampit Bondstell nga koronavirusi.

Në këtë komunikatë KFOR-i ka njoftuar se para vdekjes i ndjeri ka punuar në këtë kamp deri më 9 prill.

Ata po ashtu kanë thënë se janë duke gjurmuar njerëzit me të cilët ka pasur kontakt.

“Kampi Bondsteel është duke punuar për të gjurmuar dhe kontaktuar njerëzit me të cilët punëtori ka pasur kontakte. Të gjitha masat adekuate janë duke u marrë për të izoluar ata për të parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit”, thuhet në komunikatë.

“Ngushëllimet tona për shokët dhe familjen e punëtorit tonë të Kampit Bondsteel i cili vdiq dje”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Leave a Reply