Këto janë të gjitha veshjet ideale që sjell 2019 për festa në pishinë e piknik në plazh

0
39

Dalja në verë shpesh nënkupton të jesh në një kostum banje për një pjesë të madhe kohës. Pra, çfarë duhet të veshin në raste të tilla për të ndjekur modën e këtij viti?

Fustan pambuku: kjo për ti paraprirë faktit që duke qenë pranë ujit mund të lagemi. Një fustan i tillë do të thahet shumë shpejt. Përveç kësaj ai ka ngjyrat perfekte të pastelit për stinën e verës.

Një veshje minimaliste: Për ju që pëlqeni të ndiheni komodë kudo paliçetat e bardha janë idealet. Thjeshtë dhe bukur me ngjyra të hapura për një festë në plazh apo piknik.

Mos harroni xhaketën: nëse preferoni të qëndroni me rrobabanjo mos harroni një veshje të lehtë për sipër pasi nëse fryn pak do të ndiheni mirë.

Aksesorët ju bëjnë të veçantë: Një çantë që bën diferencën. Verore dhe e kemi parë në të gjitha pasarelat e fundit, transmeton Living.

Këmisha klasike: Një këmishë e bardhë kombinuar me rrobabanjo me bel të lartë, dhe do të dukeni shumë elegante dhe klasike, përcjell 04 Online.

Leave a Reply