Kështu thahej droga në Prizren, pamje nga vendi i ngjarjes

0
416

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve – Njësia Rajonale në Prizren, përmes rrugëve operative ka pranuar informata relevante nga terreni se i dyshuari S.T (1976) në Prizren, në shtëpinë e tij ka në posedim substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

Në lidhje me rastin  është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa me pëlqimin verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë kontrollimi dhe bastisja e shtëpisë, objekteve përcjellëse dhe automjetit të të dyshuarit  të lartshënuar. Kontrolli është realizuar me asistim edhe të njësive  të antidrogës  në Gjakovë dhe në Prishtinë,  NJRSH-së në Prizren, Forenzikës nga  DRP në Prizren si dhe  DKKO-së  në Prishtinë.

Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar dëshmitë e poshtëshënuara si provë materiale:

Dy (2) pushke gjuetie dhe pesëmbëdhjetë (15 ) fishekë

Një (1) pistoletë, me karikatorë të zbrazët

Një (1) thes i bardhë dhe një (1) thes i zi me trupa të bimës dhe gjethe të cannabis sativa-së me peshe totale 2200 gramë.

Një (1) thes i zi me gjethe të bimës cannabis sativa me peshë totale 2100 gramë

Substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (me trup të bimës )  me peshë 1000 gramë

Një (1) thes i zi me trupa të bimës dhe gjethe të cannabis sativa-së me peshë 1900 gramë

Substancë e dyshuar narkotike  e llojit marihuanë me peshë 900 gramë

Bimë e dyshuar cannabis sativa me peshë totale 3000 gramë

Dymbëdhjetë (12) bime të cannabis sativa-së  të mbjella  në zonën e quajtur “LAKE “ afër fshatit  Tupec  afër lumit Drini i Bardhë.

Një (1) veturë ‘ËV pasat’ me targa vendore

Një (1) telefon mobil ‘samsung’

Një (1) telefon mobil ‘ONXA’

Në total gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 11.kg dhe 100 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë si dhe dëshmitë e lartshënuara.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit në Prizren është iniciuar rasti “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndaj  të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh ndërsa rasti mbetet nën hetime nga njësitë relevante policore.

Leave a Reply