Kërkohet anulimi i vendimit të fundit të qeverisë: Po shkakton kaos nëpër markete

0
359

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka reaguar pas vendimit që qytetarët të mund të lëvizin vetëm 90 minuta gjatë ditës.

Ai ka kërkuar që vendimi të revokohet sa më shpejtë.Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ramosaj ka thënë se nga ky vendim është krijuar kaos në të gjithë operatorët që janë të lejuar të punojnë e sidomos marketet“Ministër, për të mirën tonë të përbashkët revokoje vendimin sa më shpejtë.

Dhe njikohësisht konsultohu me Kryetarë të komunave para se të nxjerrish kësi vendime Absurde!”, ka shkruar Ramosaj.

Ndryshe, mbrëmë është bërë me dije se çdo qytetar, nga data 15 prill 2020 së paku deri më 3 maj 2020, do të ketë të drejtë të lëvizjes vetëm për 90 minuta gjatë orarit të përcaktuar në bazë të numrit të parafundit të numrit personal.Kushdo që nuk i respekton këto masa, mund të dënohet me gjobë prej 1 mijë deri në 8 mijë euro.

“Mosrespektimi i masave të përcaktuara në këtë vendim konsiderohet, sipas ligjit, si kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë prej 1,000 Euro deri në 2.000 Euro gjobë për personat fizikë dhe prej 3,000 Euro deri në 8.000 Euro për personat juridikë, ndërsa personi përgjegjës i personit juridik dënohet prej 500 Euro gjobë deri me 1,500 Euro”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=240042594039571&id=100041014970307

Leave a Reply